Shqip / Albanian

Këto burime janë përkthyer nga partnerët tanë në shërbesë. I sjellim falas për ju dhe ju kërkojmë t’ua tregoni edhe të tjerëve, që edhe ata të mund të shkarkojnë falas nga faqja jonë burimet e përkthyera.

These resources have been translated by our ministry partners. We provide these resources to you for free and ask that you would let others know, so they too can download translated re-sources for free from our website.

Truth78 është një shërbesë me një vizion që synon brezat e rinj, që ata të mund të njohin, të nde-rojnë dhe të duan Perëndinë, duke e vendosur shpresën e tyre vetëm në Krishtin, në mënyrë që të mund të jetojnë si dishepuj besnik për lavdinë e Perëndisë.

Misioni ynë është të ushqejmë besimin e brezave të ardhshëm duke pajisur kishën dhe shtëpinë e tyre me burime dhe trajnime që udhëzojnë mendjen, përfshijnë zemrën dhe ndikojnë vullnetin e tyre përmes shpalljes së këshillës së plotë të Perëndisë.

Ne zhvillojmë burime që kanë në qendër Perëndinë, të zhytyra thellë në Bibël, që kanë fokus Ungjillin, që lartësojnë Krishtin, që varen nga Fryma e Shenjtë, të themeluara në doktrinë dhe që orientohen për nga dishepullbërja. Kemi një sërë materialesh për t`u mësuar fëmijëve dhe të rinjve të gjithë Biblën në kishë, shtëpi, ose në mjedise shkollore dhe ofrojmë libra me tema që pajisin dhe inkurajojnë prindërit.

Nëse keni interes që të përkthehen burime shtesë, ose keni pyetje mbi burimet tona ose si t’i përdorni ato, ju lutem na shkruani në postën elektronike [email protected]. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën që t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja përmes përkthyesve.

Informacione mbi licensën

Truth78 jep leje për shtypjen dhe përdorimin e këtyre materialeve për familjen, kishën, shkollën ose shërbesën tuaj. Nuk mund t’i shpërndani jashtë organizatës apo familjes suaj apo t’i shisni për përfitim. Por, ju lutemi, udhëzojini të tjerët të vizitojnë faqen tonë që të mund të shkarkojnë vetë materialet.

Bota e Krijuar, e Rënë, e Shpenguar dhe e Restauruar: Plani i Perëndisë me lajmin e mirë

Bota e Krijuar, e Rënë, e Shpenguar dhe e Restauruar: Plani i Perëndisë me lajmin e mirë

Bibla të lë pa frymë me gjerësinë dhe thellësinë e saj e megjithatë ka thjeshtësi të mrekullueshme të mesazhit të saj gjithëpërfshirës dhe shpresëdhënës, i cili mund të hulumtohet nëpërmjet 4 temave bazë: krijimi, rënia, shpengimi dhe restaurimi. Nga fillimi në fund, nga Zanafilla te Zbulesa, këto tema theksojnë veprën e lavdishme të Perëndisë!
Bota e Krijuar, e Rënë, e Shpenguar dhe e Restauruar, është shkruar që fëmijët të mund të dinë dhe të përvetësojnë këto të vërteta jetëndryshuese të Ungjillit. Përmes përdorimit të pasazheve kyçe nga Shkrimi dhe rrëfimit tërheqës e enkas për fëmijë, fëmijët do të zbulojnë të vërtetat më të mëdha në të gjithë universin dhe të vërtetat më të mëdha në jetën e tyre.

Shkarko burimin